Protestuesit i lirojnë rrugën ambulancës te Kthesa e Kamzës

Nga A2 CNN
29 Tetor 2024, 18:12 | Aktualitet

Erisa Xhixho nga Kthesa e Kamzës, e cila është e bllokuar prej më shumë se një ore ishte duke folur për mikrofonin e A2 CNN në momentin kur turma e protestuesve i kanë hapur rrugën një ambulance me sirena të ndezura, e cila kaloi përmes tyre.

“Duhet të kalojë ambulanca, sepse u përdor protestën e kaluar, e mbani mend sesi punoi propaganda në mënyrë të paturpshme duke thënë se PD-ja ka bllokuar ambulancën”, tha Xhixho.

Sipas gazetarit të A2 CNN, Anesti Bajramemaj kjo ishte e dyta autoambulancë që kalon në autostradën Tiranë-Durrës, tashmë të bllokuar prej nisjes së tubimit, shkruan A2.

Sipas tij demokratët e kanë zhvendosur në të dyja rastet makinën që mban të bllokuar kthesën e Kamzës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos