Autostrada Tiranë-Durrës bosh, policia bllokon automjetet te mbikalimi i Rinasit

Nga A2 CNN
29 Tetor 2024, 17:46 | Aktualitet

Autostrada Tiranë-Durrës bosh, policia bllokon automjetet te mbikalimi

E gjithë autostrada Tiranë-Durrës, nga Kthesa e Kamzës deri te mbikalimi Rinasit është bosh. Gazetari Anesti Bajramemaj raporton se policia i ka bllokuar mjetet te Mbikalimi i Rinasit.

Edhe unaza kryesore nga zona e Astirit te Kthesa e Kamzës është e bllokuar. Gazetarja e A2 raporton se automjetet që lëvizin vijnë nga rrugica të vogla që nuk janë bllokuara nga policia.

Ndërkohë në Elbasan drejtuesit e mjeteve që kthehen nga Tirana kanë fikur automjetet në pritje të hapjes rrugës.

Ndërsa te mbikalimi i shkozetit protestuesit djegin goma nën thirrjet “Rama ik”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos