“Ta rrëzojmë Ramën deri sa të thyejë qafën”. Kështu u shpreh një nga protestuesit te mbikalimi i Shkozetit në autostradën Tiranë Durrës. Në një lidhje me Ditarin e Bruna Çifligut, ai akuzoi kryeministrin për gjendjen e rëndë ekonomike dhe tha se do të jetë përherë pjesë e protestave deri në largimin e Ramës.
“Protestoj për të rrëzuar Ramën. Sa herë të na thonë do të vijmë se po sillet shumë keq me popullin. Nuk ka më keq. Na ruajtë Zoti se ai do me na fut në tokë për së gjalli. Pa punë, pa lekë pa asgjë, pensionet përtokë siç e dini vetë. Ka sjellë tragetin me pisllëqe nuk ka ç’të bëjë me keq me këtë popull. Kam marr pjesë në të gjithë protesta dhe do të marr prapë”, tha ai për A2.
Te mbikalimi i Shkozetit protestuesit kanë djegur edhe goma nën thirrjet “Rama ik”. (A2 Televizion)