
Rossmann & Lala vazhdon zgjerimin në Shqipëri me hapjen e një pike të re në Elbasan, duke sjellë më pranë qytetarëve një gamë të gjerë produktesh për kujdesin personal, bukurinë dhe mirëqenien e përditshme të familjes. Dyqani i ri është i lokalizuar pranë Kalase së Elbasanit, në rrugën Rinia, një vendodhje e aksesueshme për të gjithë qytetin.
Me këtë hapje, Rossmann & Lala forcon më tej praninë në tregun shqiptar dhe i jep mundësi qytetarëve të Elbasanit të përfitojnë nga cilësia gjermane, përzgjedhja e gjerë dhe çmimet e tregut që tashmë janë pjesë e strategjisë së kompanisë në të gjithë rrjetin e saj.

Dyqani i ri ofron mijëra produkte në kategori të ndryshme, duke përfshirë: kujdes për flokët; kujdes për trupin dhe fytyrën; produkte për higjienën personale; kujdes për bebe dhe familjen; produkte sanitare dhe pastrimi për shtëpinë; kozmetikë dhe aksesorë bukurie.
Për të festuar hapjen në Elbasan, Rossmann & Lala sjell edhe një surprizë për klientët: gjatë 3 ditëve të para të hapjes, qytetarët do të kenë mundësi të përfitojnë ulje deri në 40% në kategori të përzgjedhura produktesh.

Hapja e kësaj pike është pjesë e strategjisë së zgjerimit të Rossmann & Lala për të qenë më pranë komuniteteve lokale dhe për të ofruar alternativa të besueshme për blerje të zgjuara, me standarde gjermane dhe me çmime tregu.
Tashmë edhe qytetarët e Elbasanit kanë një adresë të re për kujdesin personal dhe familjar — më pranë, më e aksesueshme dhe me më shumë vlerë për buxhetin e tyre.
(A2 Televizion)