Rama publikon pamjet: Helikopterët Black Hawk do të kenë ‘shtëpinë’ e tyre! Kapiteni zbulon detajet

Nga A2 CNN
22 Maj 2025, 16:51 | Aktualitet

Rama publikon pamjet: Helikopterët Black Hawk do të kenë

Edi Rama ka bërë të ditur se helikopterët Black Hawk të Forcës sonë Ajrore do të kenë “shtëpinë” e tyre të dedikuar në Bazën Ajrore të Farkës, aty ku sipas kryeministrit, sapo ka përfunduar ndërtimi i hangarit të ri.

Lajmin Rama e bëri të ditur përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ku shkruan se investimi në infrastrukturë dhe modernizim do të rrisë operacionalitetin e Bazës së Farkës, duke ofruar të gjitha lehtësirat jo vetëm për kryerjen e punimeve të mirëmbajtjes së helikopterëve, por edhe përmirësimin e kushteve të punës për pilotët dhe teknikët.

“Helikopterët Black Hawk të Forcës sonë Ajrore do të kenë “shtëpinë” e tyre të dedikuar në Bazën Ajrore të Farkës, aty ku sapo ka përfunduar ndërtimi i hangarit të ri.

Investimi në infrastrukturë dhe modernizim do të rrisë operacionalitetin e Bazës së Farkës, duke ofruar të gjitha lehtësirat jo vetëm për kryerjen e punimeve të mirëmbajtjes së helikopterëve, por edhe përmirësimin e kushteve të punës për pilotët dhe teknikët tanë”, ka shkruar Rama në faqen e tij në Facebook.

Ndërkohë Kapiten Ertion Kodra, Shef i Mirëmbajtjes së Black Hawk, ka thënë të ditur se godina e ndërtuar është e mjaftueshme për akomodimin e 4 helikopterëve, teksa shtoi se aty do të bëhet edhe riparimi i defekteve të tyre.

“Ky hangar do të ndihmojë shumë në rritjen e operacionalitetit dhe mirëmbajtjen e helikopterëve Black Hawk, duke ofruar kushte më të mira pune dhe shërbimi për efektivin e mirëmbajtjes. Ndërtimi i këtij hangari është për t’u akomoduar deri në 4 helikopterë, por jo vetëm për akomodimin e tij, por këtu do të bëhet edhe mirëmbajtja ditore, mirëmbajtja e skeduluar. Gjithashtu do të bëhet procesi i gjetjes së defekteve dhe riparimi i tyre”, tha Kodra. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos