Osman Bylykbashi nga fshati Ceprat i Vlorës njihet në të gjithë zonën si një bujk që ka tre dekada që merret me bujqësi. Është fermeri që punon pjesën më të madhe të tokave në këtë fshat, së bashku me familjen e tij.
Thënë kjo Osmani mund të ishte shembulli, se si një bujk mund të sigurojë jetesën e familjes së tij në vend. Por pas takimit me Osmanin gjërat ndryshojnë. Ai të tregon mundin e jashtëzakonshëm, i cili nuk ka rritur asnjëherë të shpërblehet.
Ashtu sikurse nuk ka ndjerë asnjëherë sado pak ndihmë apo mbështetje nga shteti. Dhe pas gati tre dekadash pune orar e pa orar dhe vështirësish nga më të ndryshme, Osmani shikon se nuk ja ka arritur të ndërtojë të ardhmen për familjen dhe fëmijët dhe shprehet se ka bërë gabim që ka qëndruar në fshatin e tij.
Këtë realitet e tregojnë edhe numrat gjithnjë në ulje të fermerëve të angazhuar në bujqësi, ku në 15 vitet e fundit në Vlorë ky numër është përgjysmuar.
(A2 Televizion)