Koloneli Sami Neziri paralajmëron se nëse Irani do të lejohet të zhvillojë armë bërthamore, do të kemi nuklearizim të të gjitha shteteve të Gjirit. Duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, ai thekson domosdoshmërinë e ndërhyrjes në kohë për ta ndalur programin bërthamor të Teheranit.
“Irani zhvilloi programin bërthamor, mendoni një regjim të tillë, regjim mafioz, të ketë armë bërthamore. Çfarë do të ndodhë? Më e pakta do të kemi armatosje të të gjitha shteteve të rajonit dhe do të kemi programe bërthamore nga të gjitha shtetet e Gjirit dhe do të kemi një rajon të nuklearizuar. Do të presë derisa ta zhdukë? Nuk është kjo logjika, është ndërhyrje në kohë për ta ndaluar programin bërthamor. Irani e ka në doktrinën e vet të eksportojë revolucionin e tij”, tha ai. (A2 Televizion)