Fieri është ndër qarqet që ka paraqitur raste në rritje të fruthit, kryesisht tek fëmijët. Sipas të dhënave nga Drejtoria Rajonale e Shëndetit Publik, fëmijët që janë prekur nga ky virus kanë qenë të pavaksinuar, dhe kjo shihet si një problematikë serioze.
Vitet e fundit, në këtë qark është shënuar një ulje e ndjeshme e vaksinimeve të kryera tek fëmijët.
Ky hezitim vjen kryesisht nga fakti që ekziston një bindje e gabuar se vaksina provokon autizmin tek fëmijët, çka sipas mjekes është e pavërtetë. Ajo thekson nevojën për një fushatë sensibilizuese, veçanërisht në disa grupe të shoqërisë, përfshirë edhe ato religjioze, shkruan A2 CNN.
Sipas autoriteteve shëndetësore, sa më shumë të rritet numri i fëmijëve të pavaksinuar kundër fruthit, aq më të shumta do të jenë rastet e qarkullimit të këtij virusi në komunitet. (A2 Televizion)