Pasojat e pagjumësisë, njihuni me shkaqet dhe simptomat e çrregullimit të gjumit

Nga Armend Pire
22 Dhjetor 2024, 14:15 | Aktualitet

Pagjumësia është një ndër problemet më shqetësuese në një botë që po ecën me ritme të shpejta. Të bëni gjumë të mirë nuk është luks, por një nevojë fizike, për të rigjeneruar fuqinë trupore për një tjetër ditë. Në ciklin e gjumit, ka një sërë faktorësh që ndikojnë në pagjumësisë. Disa sëmundje specifike si problemet e tiroides, diabetit, artritet, apo sëmundjet neurologjike janë ndër shkaktarët kryesor të prishjes së mënyrës së fjetjes. Mjekja neurologe Dr. Entela Basha, e ftuar në emisionin Diagnozë në A2CNN, të autores dhe moderators Freskida Miloti,  tregoi se disa sëmundje neurologjike, mund të shkaktojnë pagjumësi natën dhe fjetje gjatë ditës, duke prishur ritmin e gjumit.

“Problemet e tiroides, problemet e  diabetit përsa i përket fushës së endokrinologjik. Pastaj në qoftë se kalojmë tek fusha e patologjive reumatologjike, mund të themi që nga artritet, artritet reumatoide bëjnë pagjumësi për shkak, fibromialgjia bën pagjumësi. Janë disa lloj sëmundjesh të tjera që japin prekje të nervave, për shembul në neurologji ka shumë sëmundje që shkaktojnë pagjumësi, që nga dhimbjet neuropatike tek pacientët diabetik, që tek pacientët që kanë sëmundjen e alzhajmerit që shkakton pagjumësi dhe sëmundje e Parkinsonit, pra patologjitë që quhen patologji degjenerative, njëkohësisht infarktet e trurit apo infarktet e trurit kanë dhe një specifik tjetër që bëjnë dhe atë që quhet konvertim të gjumit, domethënë prishin ciklin biologjik të gjumit, duke bërë që pacientët të flenë ditën dhe të rrinë zgjuar natën” – tha mjekja neurologe.

Ndër shkaktarët kryesor të pagjumësisë është edhe konsumimi i pijeve alkoolike përpara gjumit. Kjo është një formë e gabuar pasi alkooli nuk e ndihmon trupin të flejë i qetë. Nuk rekomandohet as përdorimi i telefonit përpara gjumit, pasi drita që reflekton është përgjegjëse për frenimin e melatoninës.

“Alkooli të duket sikur thua të pi një, një dopio apo një teke dhe të fle gjumë, por në fakt gjumi që bëhet në efektin e alkoolit është një gjumë i shkurtër në kohë dhe jo cilësor. Dritat e bardha, të forta janë drita që frenojnë prodhimin e melatoninës, është drita që prodhon dhe celulari, apo që prodhojnë ekranet, që janë drita led, dhe prandaj rekomandohet mos përdorimi i mjeteve elektronike gjatë orëve të darkës. Pasja e një shtrati të mirë, me një dyshek të mirë, me një jastëk të mirë, ajrosja e dhomës, krijimi i një temperature konstante në mënyrë që të mos kemi episode të ftohjes gjatë natës apo episode të djersitjes gjatë natës. Rregullimi i ciklit gjumë-zgjuar është që gjithmonë duhet të flesh në të njëjtën orë dhe gjithmonë duhet të zgjohesh në të njëjtën orë.” – sugjeroi ndër të tjera mjekja Entela Basha.

Në një botë ku ritmi i jetës bëhet gjithnjë më i shpeshtë, sigurisht dhe kërkesat  për produktivitet janë më të larta, e ndonjëherë ne harrojmë të kujdesemi për një nga aspektet më të rëndësishme të shëndetit tonë, që është gjumi. Pagjumësia është më shumë se thjesht një vështirësi për të fjetur, ajo mund të ketë një ndikim të thellë në funksionin tonë neurologjik dhe mirëqenien e përgjithshme. E për këtë rehati të gjumit në cilësinë e dyshekëve , Biote është vendi ideal ku mund të drejtoheni për të përzgjedhur produktet më cilësore të gjumit. Dyshek të certifikuar, antialergjik,antibakterial dhe të përshtatur sipas kërkesave të klientit. Për gjumë të rehatshëm, edhe mjekët rekomandojnë higjienën e lartë të gjumit, duke nisur që ka përzgjedhja e dyshekëve, jastëkëve dhe jorganëve cilësore, e deri te komoditeti në fjetje.

“Bioteja është një nga markat më të mira për dyshekët, për rehatinë e gjumit. Ne kemi komponentë të personalizuar për çdo klient tonin. Shpesh herë na vijnë klientë me kërkesa nga mjekët që e duan të fortë, të butë, neutral dhe ne ja ofrojmë sipas kërkesave të tyre. Dyshekët Biote të gjitha janë të çertifikuara, kanë materialin më të mirë, janë antibakterial, antialergjik. Kompozimin e çdo dysheku Biote bën rehatinë dhe cilësinë më të mirë të gjumit. Dyshekët e Biotesë mendoj që kanë diferencën kudo, qoftë në pamje, siç duket edhe nga vetë estetika, ne kemi dizajnët më të bukur, ne ofrojmë dyshekun me 15 vite garanci edhe gjithashtu 100 ditë provë që klienti ka mundësi të flejë 100 ditë edhe nëse nuk ka ndonjë pëlqim apo ndonjë parehati t'i bëhet kthimi i pagesës dhe të marrim produktin.” – rekomandoi Milgerta Kurti, drejtuese e shitjeve pranë Biote.

Pjesë e emisionit Diagnozë janë edhe këshillat për përdorimin e vitaminave apo mineralet e ndryshme, për shqetësime në shëndetin tuaj. Këtë herë Freskida Miloti, në rolin dhe profesionin e  farmacistes, ju sugjeron se çfarë duhet të pini për të forcuar kockat për secilin që vuan nga osteoporoza.

“Sa më shumë kripë të konsumojmë, aq më shumë kalçium humbasim përmes procesit të eliminimit të mbetjeve nga trupi dhe në këtë mënyrë kockat do të dobësohen akoma më tepër. Udhëzime dietike 2020 këshillojnë kufizimin e natriumit në 2300 mg në ditë dhe është e barabartë me një lugë çaji kripë, por shumica marrin të paktën 3400 mg natrium në ditë. Për çdo 2300 mg natrium që merrni, do të humbisni rreth 40 mg kalçium  përmes procesit të eliminimit të mbetjeve nga trupi. Hulumtimet kanë zbuluar se gratë pas menopauzës që hanë një dietë të pasur me kripë humbasin më shumë minerale kockore sesa gratë e tjera të së njëjtës moshë. Marrja e sasive të rekomanduara të kalçiumit dhe vitaminës D çdo ditë ndihmon në kompensimin e humbjes së kockave nga kripa” – tha farmacistja, Freskida Miloti.

Emisioni Diagnozë, nga moderatorja dhe autorja Freskida Miloti, vjen për teleshikuesit e A2 CNN çdo të shtunë në orën 18:15, me tematika të ndryshme dhe mjaft të rendësishme për shëndetin. Ritransmetimi i emisionit është çdo të diel po në orën 18:15. Qëndroni të informuar nga mjekët më profesionist që janë pjesë e emisioneve tona, për një shëndet më të mirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos