
Prurjet e lumit Erzen në Durrës kanë arritur kuota maksimale, pas reshjeve të dendura të shiut gjatë ditëve të fundit.
Përmes një njoftimi, Bashkia e Durrësit bën të ditur se në urën lidhëse midis njësisë Sukth dhe atë të Katundit të Ri po merren masa për të minimizuar prurjet e lumit jashtë shtratit.
Ndërkohë ekipet e emergjencave janë në terren për të monitoruar situatën dhe për t’i ardhur në ndihmë familjeve të këtyre zonave, shkruan A2 CNN.
Kujtojmë se pas shirave të rrëmbyeshëm të ditëve të fundit, shumë banesa dhe toka janë përmbytur, kryesisht në jug dhe jug-lindje të vendit. (A2 Televizion)