Turistët shtojnë numrin e pacientëve në spitalin e Vlorës

Nga Gazmend Janku dhe Jerola Ziaj
4 Shtator 2024, 15:15 | Aktualitet

Shtimi i numrit të turistëve përveç anëve pozitive, ka edhe anët negative sidomos me shëndetin e pushuesve dhe përhapjen më lehtë dhe më shpejtë të virozave.

Krahas rritjes së të ardhurave për subjektet që operojnë në bregdetin e Vlorës, gjatë muajit gusht janë rritur ndjeshëm edhe vizitat mjekësore që janë përballuar nga stafi i spitalit rajonal të qytetit, raporton A2 CNN.

Situata të tilla pritet të kemi për çdo sezon veror me turistë që vijnë thuajse nga e gjithë Evropa, ndërsa mjekët rekomandojnë në radhë të parë higjienë, shmangie e ekspozimit në pikun e temperaturave të larta si dhe kujdes me ushqimet apo pijet që konsumojnë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos