Roja Bregdetare në Vlorë ndihmon 61-vjeçaren gjermane në kroçerën “AIDA BLU”

Nga A2 CNN
27 Prill 2025, 09:26 | Aktualitet

Roja Bregdetare në Vlorë ndihmon 61-vjeçaren gjermane në

Një shtetase gjermane është dërguar në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore, pas njoftimit të marrë se ajo ishte e sëmurë dhe lundronte në anijen tip kroçerë AIDA BLU në afërsi të gadishullit të Karaburunit. A2 CNN mëson se 61-vjeçares ju dha asistenca e nevojshme nga transportimi nga anija kroçere, deri në shoqërimin me ambulance për në spitalin rajonal të qytetit të Vlorës për dhënien e ndihmës së parë mjekësore të nevojshme.

Roja Bregdetare në Vlorë ndihmon 61-vjeçaren gjermane në

“Sot në orët e para të mëngjesit rreth orës 01:00 një anije tip kroçerë me emrin AIDA BLU e cila po lundronte në afërsi të gadishullit të Karaburunit, njoftoi se kishte një person të sëmurë në bord.

Menjëherë Qendra NdërOperacionale Detare në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet e ndryshme detare në zonën e gjirit të Vlorës si Roja Bregdetare, Kapiteneria e Portit Vlorë dhe Policia Kufitare Vlorë, ju dha asistenca e nevojshme nga transportimi nga anija kroçere e personit të sëmur e cila ishte një grua shtetase gjermane e moshës 61 vjeçe, deri në shoqërimin me ambulance për në spitalin rajonal të qytetit të Vlorës për dhënien e ndihmës së parë mjekësore të nevojshme. Safety First / Siguria është e para !”, thuhet në njoftim.

Roja Bregdetare në Vlorë ndihmon 61-vjeçaren gjermane në (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos