Vetëm 5 kilometra larg qytetit të Ballshit, banorët e fshatit Gjerbës duan rreth 1 orë ta përshkojnë këtë rrugë me makinë, për shkak të gjendjes tejet të amortizuar që është lënë ky segment rrugor.
Ata që kanë mjete detyrohen të paguajnë shumë shpesh riparimet e automjeteve të tyre, ndërsa ata që nuk kanë, për 5 km rrugë duhet të paguajnë rreth 20 mijë lekë të vjetra taksinë, natyrisht nëse taksisti do të pranojnë të vijë në këtë rrugë.
Një tjetër banor shprehet me ironi se edhe dritat në banesa i kanë nga sistemi i kaluar pasi në të kundërt nuk do të kishin as drita.
Përballë kësaj situate banorët kërkojnë njëzëri ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse për rehabilitimin e rrugës dhe garantimin e shërbimeve bazë, në mënyrë që fshati të mos braktiset plotësisht pasi ndihen të harruar e të braktisur si nga pushteti vendor , ashtu dhe ai qendror. (A2 Televizion)