Përmbytje në Qeparo, preken banesa dhe toka bujqësore

Nga Edi Ruçi
6 Shkurt 2026, 15:01 | Aktualitet

Përmbytje në Qeparo, preken banesa dhe toka bujqësore

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në zonën e Qeparos, ku vërshimi i ujit ka përfshirë rrugë, toka bujqësore dhe disa banesa. Pamjet e raportuara i përkasin lagjes Valta, ku situata paraqitet më problematike, raporton A2CNN. 

Sipas të dhënave, intensiteti i lartë i reshjeve në një kohë shumë të shkurtër e ka bërë të pamenaxhueshme gjendjen, ndërsa infrastruktura kulluese nuk ka arritur të përballojë fluksin e madh të ujit.

Autoritetet vendore dhe strukturat përkatëse ndodhen në terren dhe po punojnë për normalizimin e situatës, si dhe për pastrimin dhe zhbllokimin e kanaleve nga dheu dhe materialet inerte të sjella nga vërshimi i përrenjve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos