Rrëshqitje masivi shkëmbor në digën e Bovillës, disa zona të Tiranës pa ujë

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2025, 17:13 | Aktualitet

Rrëshqitje masivi shkëmbor në digën e Bovillës, disa

Ujësjellës Kanalizime Tiranë informoi sot se rrëshqitja e një masivi shkëmbor në afërsi të digës së Bovillës ka shkaktuar një defekt në tubin DN 900, i cili do të sjellë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit.

Sipas UKT, zonat që do të kenë kufizime janë zona e Qendrës, zona e Laprakës, zona e 21 Dhjetorit, zona e Ish-Parkut, zona e Tiranës së Re, zona e Bllokut, zona e Yzberishtit, shkruan A2.

Grupet e punës po punojnë me intensitet të lartë për rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit normal, njofton UKT.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos