AZHBR: Fushatë e koordinuar sulmesh ndaj institucionit, ja përgjigja

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2025, 13:54 | Aktualitet

AZHBR: Fushatë e koordinuar sulmesh ndaj institucionit, ja përgjigja

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural ka reaguar zyrtarisht këtë të martë, duke deklaruar se prej një kohe të gjatë është bërë shënjestër e një fushate të koordinuar lajmesh të rreme, të cilat, sipas institucionit, synojnë dëmtimin e imazhit dhe pengimin e punës së tij.

Në njoftimin për mediat, AZHBR bën me dije se ka depozituar kërkesë pranë organeve kompetente, duke kërkuar që çdo rast shpifjeje apo keqinformimi të trajtohet në mënyrë ligjore dhe përgjegjësit të mbajnë pasojat që parashikon ligji, shkruan A2 CNN.

Institucioni thekson se mbetet i hapur për çdo qytetar, ekspert të fushës apo gazetar që kërkon informacion mbi aktivitetin dhe programet që menaxhon. Sipas AZHBR-së, transparenca dhe bashkëpunimi me publikun janë pjesë thelbësore e punës së përditshme.

“Do të vazhdojmë të veprojmë me integritet dhe profesionalizëm, duke çuar përpara misionin tonë në shërbim të komunitetit bujqësor dhe zhvillimit rural,” thuhet në deklaratë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos