Në një kohë kur të gjithë përpiqen t’i largohen sa më shumë ujërave të rrëmbyeshëm të këtyre ditëve të lumit Osum, katër të rinj të pasionuar pas rafting kanë sfiduar rrjedhën e tij, duke udhëtuar nga Skrapari drejt Beratit me gomonen e tyre.
Kësaj radhe, lundrimi i tyre në ujërat e trazuara ka pasur një tjetër qëllim kryesor, përveç pasionit të tyre, shkruan A2. Drejtuesi i grupit tregon edhe habinë e banorëve, kur kanë parë të rinjtë me gomone në ujërat e rrëmbyeshëm të lumit.
Me sa duket, emergjencat civile tashmë kanë edhe një tjetër grup të gatshëm për t’u ardhur në ndihmë në raste të përmbytjeve apo situatave emergjente përgjatë rrjedhës së Osumit, nga Skrapari e deri në Berat, apo edhe më tej. (A2 Televizion)
