
Së shpejti, në parqet kombëtare dhe natyrore në mbarë vendin do të ngrihen “Ballkonet Panoramike”, struktura të lehta, të integruara me mjedisin dhe të konceptuara për t’u ofruar vizitorëve një mënyrë të re dhe të sigurt për të përjetuar peizazhet e jashtëzakonshme të Shqipërisë. Lajmin e ka ndarë në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama, duke postuar edhe foto nga projekti sesi do të duken këto ballkone, shkruan A2 CNN.

Projektuar në harmoni të plotë me natyrën përreth, këto pika vrojtimi do t’u krijojnë turistëve mundësinë të admirojnë nga afër bukurinë e zonave të mbrojtura, duke garantuar një eksperiencë të qetë dhe të paharrueshme në mes të gjelbërimit, lartësive dhe panoramave spektakolare.

Nga Tirana, në Dibër, Kukës, Elbasan, Durrës, Berat, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër, njihuni me këto pamje që së shpejti do të jenë të aksesueshme.
(A2 Televizion)
