Vjosa nën monitorim, ushtria dhe emergjencat në zonat e rrezikuara nga përmbytjet

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2025, 17:55 | Aktualitet

Vjosa nën monitorim, ushtria dhe emergjencat në zonat e rrezikuara nga

Strukturat e mbrojtjes civile kanë nisur në zonat e banuara pranë Novoselës që të heqin ujin nga oborret e banesave që kanë prezencë uji si pasojë e prurjeve të lumit Vjosa.

Gjithashtu mjetet e ushtrisë po ndihmojnë banorët që janë më të rrezikuar nga përmbytjet, që të evakuojnë edhe orenditë shtëpiake.

Sakaq, situata vijon të mbahet nën monitorim të vazhdueshëm, ndërsa prurjet po shënojnë rritje orë pas ore, por që fatmirësisht deri me tani nuk kanë shkaktuar problematika serioze.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos