“SHBA-të do të ndienin kostot në shportën ushqimore”, eksperti: Pse u tërhoq Trump nga lufta

Nga A2 CNN
21 Prill 2026, 20:30 | Aktualitet
 

Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Sokol Kondi, argumenton se tërheqja e Donald Trump nga përshkallëzimi i konfliktit me Iran lidhet drejtpërdrejt me presionin ekonomik të brendshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas tij, sinjalet e para të rritjes së kostos së jetesës, veçanërisht në çmimet e ushqimeve dhe karburanteve, do të kishin ndikim të menjëhershëm politik te votuesit amerikanë.

Duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Kondi theksoi se bllokada në Ngushticën e Hormuzit, një nga arteriet kryesore të tregtisë globale të naftës, janë përdorur si instrument presioni në negociata. Ai e cilësoi situatën si një strategji “negocimi nën kërcënim”.

 “SHBA-të janë vend kryesisht eksportues i naftës. Armëpushimi erdhi në pikën ku SHBA-të mund të fillonin të ndienin kostot e rritjes së shportës ushqimore dhe të gallonëve të naftës, të benzinës, nëpër pompat e tyre të karburantëve. Amerikanët janë shumë të ndjeshëm politikisht, si votues, kur vjen puna te kostot e jetesës, aq më tepër që po afrojnë edhe zgjedhjet mid term. Kështu që bllokada amerikane në Ngushticën e Hormuzit, shto asaj iraniane, është një ulje në negociata me pistoletën në kokë, që ‘prano ose do të ndodhë kiameti’”, tha eksperti.

Deklaratat bombastike kanë shkuar gjithmonë në ekstrem dhe më pas janë tërhequr nga ana amerikane dhe këto janë parë edhe si manorva bursash. Janë të paprecedenta dhe vlejnë të theksohen. Negociatat po i hedh në erë Izraeli. Nuk jam te ata që e shohin në mënyrë aq fatale sikur Izraeli po e tëhreq prej hundësh Trump-in, por mendoj që Izraelit i përputhen interesat me SHBA-të sa i takon hegjemonisë dhe mbajtjes nën kontroll të Lindjes së Mesme”, vijoi Kondi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos