“Turqia është Irani i ri”, debat mes Laçit dhe Bumçit: Çfarë janë këto spekulime!

Nga A2 CNN
21 Prill 2026, 21:32 | Bota

Ish-ministri i Jashtëm Aldo Bumçi dhe eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Marlind Laçi kanë përplasur idetë lidhur me zhvillimet gjeopolitike dhe qasjen e Izraelit në raport me shtetet e tjera.

Debati në emisionin "Off the Record" nga Andrea Danglli në A2CNN u përqendrua te teza e ngritur nga Laçi, sipas së cilës Turqia mund të jetë Irani i ri, pra armiku i ardhshëm i Izraelit, i cili ka nisur të përgatisë terrenin propagandisitk për këtë narrativë.

Kjo ide u kundërshtua fort nga Bumçi, i cili e cilësoi këtë qasje si spekulative dhe të pabazuar.

Pjesë nga debati

Laçi: Izraeli do të gjej një armik të ri sepse ka filluar përgatitja e terrenit propagandistik. Irani i ri thonë është Turqia. E thonë qartë.

Bumçi: Këto janë teza ku ne mund të spekulojmë gjithë ditën.

Laçi: Jo, janë analiza të ministrive të Jashtme.

Bumçi: Turqia është vend anëtar i NATO-s! Turqia është një fuqi ushtarake, ekonomike...

Laçi: Nga ana ushtarake është edhe Irani

Bumçi: Nuk mund të diskutojmë dhe të hedhim teza kaq lehtë. Këto janë spekulime.

Laçi: Jo nuk janë spekulime. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos