Shembet me eksploziv ndërtesa e fundit në Theth

Nga Senad Nikshiqi
15 Korrik 2025, 16:05 | Aktualitet

Shembet me eksploziv ndërtesa e fundit në Theth. Prej disa orësh forcat Xhenio montuan kallëpet e eksplozivit ndërsa tashmë u bë i mundur edhe shpërthimi i komanduar, shkruan A2 CNN.

Prej disa ditësh, Inspektorati i Mbrojtjes dhe Kontrollit të Territorit ka kryer një operacion në fshatin turistik në veri të vendit, për prishjen e objekteve të ndërtuara pa leje. Banorët e kanë kundërshtuar me forcë këtë veprim, duke thënë se atyre iu ishte premtuar në vite që të zhvillonin biznese në pronat e tyre, por duke qenë se nuk kanë dokumentet, e kanë pasur të pamundur të aplikojnë për leje.

Shembet me eksploziv ndërtesa e fundit në Theth

Situata në terren u rëndua disa herë, madje deri në hedhjen e molotovit drejt fadromave, ndërsa policia u detyrua të mbronte me armë punonjësit e IKMT-së në mënyrë që të kryenin punën.

Në mbrojtje të banorëve të Thethit shkuan edhe deputetë të opozitës që u përplasën me policinë në fundjavë, ndërsa kryeministri Edi Rama reagoi duke thënë se nuk kishte premtuar kurrë njeri për ndërtime pa leje në zonë.

Thethi është një nga fshatrat turistikë më të vizituar në veri të vendit. Kalimi Theth-Valbonë është një prej shtigjeve më të frekuentuar nga alpinistët dhe të apasionuarve pas ecjeve ngjitjeve në mal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos