Ushqime me listë, shumë familje përballojnë vetëm gjysmën e muajit

Nga Edi Ruçi dhe Gazmend Janku
23 Dhjetor 2024, 14:33 | Aktualitet

Përtej bulevardit dhe zonës turistike në Lungomare, me qindra banorë të Vlorës vuajnë pamundësinë ekonomike edhe për të siguruar ushqimet e përditshme.

Këtë fakt e vërtetojnë më së miri fletoret me listat e borxhlinjve ne marketet e lagjeve. A2 ka intervistuar pronarët e dy dyqaneve në lagjet “Kushtimi” dhe “1 maji”, të qytetit të Vlorës, të cilat tregojnë gjendjen që kanë me personat që marrin ushqimet me lista.

Jo vetëm në këto dy blloqe banimi, por edhe në lagje të tjera qytetit është prezent fenomeni i marrjes së ushqimeve me listë. Përveç pensionistëve, ushqime me lista marrin edhe familjet që kanë persona të punësuar, por me pagat që marrin nuk arrijnë dot të plotësojnë as kërkesat për ushqim të familjeve të tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos