Shkarkohet nga detyra, prokurorja largohet në lot nga salla

Nga A2 CNN
4 Shtator 2024, 11:04 | Aktualitet

Një prokurore e Prokurorisë së Tiranës është shkarkuar nga detyra këtë të mërkurë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Prokurorja Ornela Rrumbullaku u largua në lot nga salla ku u dha vendimi, siç shihet nga fotot e siguruara nga LSA, raporton A2 CNN.

Gjatë seancës dëgjimore të së hënës, Rrumbullaku u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës, ndërsa KPK nuk evidentoi probleme sa i përket kriterit profesional.

Por asaj iu kërkuan shpjegime për burimin e pasurisë së bashkëshortit të saj, të krijuar nga aksione në disa shoqëri private. Prokurorja i kundërshtoi pretendimet e KPK, duke thënë se bashkëshorti nuk kishte investuar para për të blerë këto aksione, por ishte dakordësuar me ortakët që të kontribuonte me konsulencë juridike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos