Shkodër-Tiranë së shpejti për 40 minuta, Rama: Për pak ditë lidhen kontratat e reja të Korridorit blu

Nga A2 CNN
16 Korrik 2024, 10:49 | Aktualitet

Shkodër-Tiranë së shpejti për 40 minuta, Rama: Për pak

Aksi Shkodër-Tiranë do të përshkohet për vetëm 40-45 minuta brenda kësaj dekade. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama gjatë çeljes së konkursit ku 5 studio europiane paraqesin projekt-idetë për Rozafën e re. Pas aksit tashmë të prekshëm Thumanë-Kashar, kreu i qeverisë bërit të ditur se për pak ditë do të lidhen edhe kontrata e reja për segmentet e tjera të Korridori nga Kashari në Rrogozhinë e  Fier.

“Duke konsideruar domosdoshmërinë e një lidhje të shpejtë të Shkodrës me veriun lart, Tiranën e jugun, kryesore mbetet sfida për ndërtimin deri në Muriqan të Korridorit Blu, i cili ka një segment të përfunduar e të prekshëm për të gjithë në aksin Thumanë-Kashar dhe do të vazhdojë me segmentet e tjera që do të lidhin Balldrenin me Milotin, Milotin me Muriqanin e Balldrenin me Thumanë. Për pak ditë do të lidhen edhe kontrata e reja për segmente nga Kashari në Rrogozhinë e  Fier dhe kështu koha e lidhjes së Shkodrës me Tiranën brenda kësaj dekade do të jetë 40-45 minuta. Koha e lidhjes së Shkodrës me jugun poshtë do të jetës sa është koha e lidhjes me Tiranën do të shkohet deri në Vlorë për dy orë”.

Duke folur për 5 studiot europiane që konkurrojnë për ndërtimin e Rozafës në Shkodër, Rama theksoi se kjo ndërtesë do të jetë një gjurmë që do t’i shtohet trashëgimisë së Shkodrës për brezat e ardhshëm.

“Do të sjellë 5 mundësi një ndër të cilat do të zgjidhet nga juria për të ndërtuar një objekt që nuk është thjesht privat, por një objekt që ne synojmë të krijojë ikonë të këtij shekulli për Shkodrën e cila është shumë e pasur me momente e gjurmë të historisë. Kjo ndërtesë do të jetë një gjurmë që do t’i shtohet trashëgimisë së Shkodrës për brezat e ardhshëm. Është pjesë e një vizioni që kombinon së bashku investimet publike”.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos