Shkolla “Naim Frashëri” në Korçë, sfidat për çrrënjosjen e segregimit në arsim

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
9 Shkurt 2026, 19:39 | Aktualitet

Një vendim i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, i marrë disa vite më parë, dënoi shtetin shqiptar për segregimin në shkollën “Naim Frashëri” në Korçë, duke gjetur përgjegjëse institucionet zyrtare për ndarjen e fëmijëve romë dhe egjiptianë dhe për shfaqje të diskriminimit racor.

Ky vendim shërbeu si një sinjal alarmi për institucionet arsimore në vend. Në vijim, u ngritën struktura dhe mekanizma të posaçëm, në përputhje me rekomandimet e Strasburgut, me synimin për të përmirësuar procesin mësimor dhe për ta nxjerrë shkollën nga statusi i segregimit, shkruan A2 CNN.

Në të njëjtën linjë, përfaqësues të Këshillit të Europës në Shqipëri vlerësojnë se janë ndërmarrë hapa pozitivë për përmirësimin e kushteve, jo vetëm në këtë shkollë, por edhe më gjerë në sistemin arsimor.

Megjithatë, pavarësisht masave institucionale dhe angazhimit të strukturave arsimore, çrrënjosja e plotë e segregimit mbetet një sfidë e hapur. Ekspertët theksojnë se ndryshimi i qëndrueshëm kërkon jo vetëm politika dhe investime në arsim, por edhe një transformim të mendësisë shoqërore, në mënyrë që çdo fëmijë të ketë mundësi të barabarta arsimimi, pa dallim origjine apo përkatësie. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos