Vlorë, sekuestrohen dy automjete të vjedhura që do të përdoreshin për ngjarje kriminale

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2026, 16:30 | Aktualitet

Vlorë, sekuestrohen dy automjete të vjedhura që do të

Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar në Vlorë ku policia ka sekuestruar dy automjete të vjedhura dhe lëndë djegëse. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se këto automjete do të përdoreshin për kryerjen e një ngjarjeje të rëndë kriminale, raporton A2CNN. 

Automjetet dhe provat e tjera të sekuestruara po i nënshtrohen ekzaminimeve shkencore.

Më datë 08.02.2026, strukturat e hetimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, bazuar në informacione operative të siguruara më parë, kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në aksin rrugor dhe në territorin e fshatit Babicë e Madhe, për dy automjete që dyshohej se do të përdoreshin për kryerjen e një ngjarjeje kriminale. Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar të fshehura në një sipërfaqe ullishteje, në fshatin Babicë e Madhe, dy automjete të dyshuara të vjedhura, konkretisht: -një automjet tip “Nissan”, me targa të huaja; -një automjet tip “Audi Q5”, me targa të huaja; si dhe 3 bidona me lëndë djegëse (benzinë)”, thuhet në njoftim.

Grupi i posaçëm hetimor i DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave si dhe për identifikimin dhe dokumentimin e autorësisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos