"Shqipëria një dhe e pandarë", zbardhet agjenda e Samitit IV të Diasporës

Nga A2 CNN
8 Prill 2026, 12:10 | Aktualitet

"Shqipëria një dhe e pandarë", zbardhet agjenda e

Për të katërtin vit radhazi Tirana do të mirëpresë Samitin e Diasporës që do të zhvillohet në datat 14, 15 dhe 16 prill.

Kryeministria njofton se kryeqyteti do të bëjë bashkë edhe një herë tjetër shqiptarët nga anë e mbanë bota, të cilët jetojnë e punojnë përtej kufijve, por pa harruar asnjëherë rrënjët e tyre.

Mbrëmjen e së hënës, më 13 prill, ora 18.00 do të mbahet Ceremonia e Mirëseardhjes në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Një mbrëmje me muzikë shqiptare që do të shërbejë si pikëtakimi i parë, për t’u kredhur në kujtesën tonë të përbashkët, për të vlerësuar kontribute të spikatura e frymëzuese.

Historitë njerëzore që do të nderohen janë reflektim i shpirtit krijues dhe inovues jo vetëm i shqiptarëve kudo që ata ndodhen, por edhe i të huajve dashamirës të rrezatimit të Shqipërisë dhe Diasporës së saj.

Ky moment do të shërbejë për të gëzuar dhe shijuar tok atë që na bashkon dhe na njëson si bashkatdhetarë: Shqipëria një dhe e pandarë.

Slogani zyrtar i Samiti IV të Diasporës është: “Përmes rrënjëve lartësohemi”.

Në tre ditë do të zhvillohen panele diskutimi me tema të ndryshme dhe të ftuar të ndryshëm. Të pranishëm do të jenë figura të rëndësishme të Shqipërisë dhe të diasporës. Ndër pjesëmarrësit do të jenë kryeparlamentarja e Kosovës, Albulena Haxhiu; kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi; zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj; ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç; zëvendëskryeministri i Kosovës, Glauk Konjufca. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos