Rritja e vazhdueshme e çmimit të lëndës drusore për ngrohje ka detyruar korçarët dhe në veçanti pensionistët që të gjejnë alternativa dhe metoda të tjera për t’u ngrohur, duke shfrytëzuar energjinë elektrike si dhe duke reduktuar kohën e mbajtjes ndezur të zjarrit.
Sipas tyre të ngrohesh me një kondicioner kushton më pak se drutë, çmimi i të cilave është bërë i papërballueshëm.
Orientimi i banorëve drejt ngrohjes me energji elektrike, duket se po jep efekte negative tek ata persona që gjatë stinës së dimrit e siguronin jetesën me prerjen apo transportin e druve.
Prej vitesh rritja e çmimit të druve për ngrohje justifikohet me faktin se nuk ka lëndë drusore për të përballuar kërkesat. (A2 Televizion)