Siguria e punës në media, AMA dhe inspektorati i punës, marrëveshje për të drejtat e punonjësve

Nga A2 CNN
15 Korrik 2025, 16:56 | Aktualitet

Siguria e punës në media, AMA dhe inspektorati i punës,

Respektimi i kushteve të punës dhe krijimi i një mjedisi të qëndrueshëm për punonjësit e medias ka qenë tema e diskutimit mes Autoritetit të Mediave Audiovizive, Inspektoratit Shtetëror të Punës.

Në prani edhe të përfaqësuesve të mediave, kryetarja e AMA-s Armela Krasniqi shprehu angazhimin e institucionit që ajo drejton për mbrojtjen e te drejtave të gazetarëve dhe punonjësve të tjerë të medias.

Pas një marrëveshje të AMA-s me Inspektoratin Shtetëror të Punës për identifikimin e problematikave në media, kryeinspektori Eljo Mucaj foli për atë që njihet si informaliteti gri, nga vonesat e pagave, kontribute shoqërore të papaguara etj.

Ndërsa përfaqësues të mediave kërkuan që Inspektorati Shtetëror i Punës të mos jetë vetëm një organ kontrolli dhe gjobëvëniesh.

Një nga kërkesat e tyre është përmirësimi i Kodit të Punës pasi vijohet të punohet me Kodin e 30 viteve më parë.

Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Autoriteti i Mediave Audiovizive shprehën angazhimin për mbrojtjen e të drejtave të punonjësve të mediave duke e cilësuar si një nga sektorët me risk shumë të lartë, veçanërisht për gazetarët e terrenit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos