Rama me përfaqësues të start up-eve në Berat: Të ngremë një Këshill dhe të mblidhemi 3 herë në vit, duam të jemi partnerë

Nga A2 CNN
18 Korrik 2025, 11:04 | Aktualitet

Rama me përfaqësues të start up-eve në Berat: Të

Nga Berati ku zhvilloi një takim me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit, start up-eve, kryeministri Edi Rama propozoi ngritjen e një Këshilli ose Forumi ku të mblidhen 3 herë në vit për të diskutuar.

“Ja vlen të kemi një Këshill, një forum, ku të mblidhemi të paktën 3 herë në vit për të diskutuar mbi çështjet dhe të rejat, qoftë për mirë qoftë për keq, të katërmujorit të mëparshëm, natyrisht nëse ju jeni dakord”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se duhet të adresohen problematikat e botës së re të teknologjisë dhe të krijohet një urë komunikimi me komunitetin teknologjik, duke shtuar që edhe shteti të bëhet partner.

"Nëse nuk arrijmë të ngremë një urë komunikimi me komunitetin tuaj, dhe të përpiqemi të mësojmë dhe kuptojmë sa më shumë nga brendësia e jetës dhe sfidave të komunitetit tuaj. Pasi jam i bindur që nëse krijojmë një sinergji duke u përpjekur duke vënë në dispozicion mjetet që kemi, patjetër që mund të krijojmë edhe më shumë hapësirë, brumë për të pjekur në këtë furrë të re. Kështu që çka i kam kërkuar ministres për Sipërmarrjen është që duke ftuar një numër prej jush, dhe duke përfshirë edhe një numër prej nesh, të kemi një ditë si kjo, dhe të trajtojmë në mënyrë sa më shumë shteruese, problematikat e kësaj bote të re që është krijuar në vendin tonë, duke folur për kapitalin njerëzor, dhe përshtatjen e aftësive, për transformmin digjital dhe qeverinë elektronike, për të gjitha segmentet sektoriale dhe pozicionimin konkurrues, financimin sektorial, për integrimin ndërkombëtare, aksesin në tregje dhe gatishmërinë për eksport dhe të kuptojmë sesi këtë ndërveprim ta ngremë në një nivel të një komunikimi konstant, kur të mos i mbetet as rastësisë dhe as një pikë takimi në kohë. Mundësia për të shprehur qoftë shqetësime, ide edhe propozime për bashkëpunim. Ne kemi filluar të kuptojmë se si mund të bëhemi partnerë të drejtpërdrejtë me ju”, theksoi Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos