Ulja e prurjeve nga lumenjtë e Vjosës, Semanit dhe Shkumbinit ka sjellë përmirësim të situatës së përmbytjeve në vend. Uji ka nisur të tërhiqet nga sipërfaqja e tokave të përmbytura..
Situatë me problematike mbrëmjen e së shtunës u paraqit në Mbrostar të Fierit, atje ku zbarkuan emergjencat civile dhe ministri i mbrojtjes. Ashtu si Vjosa dhe Shkumbini kanë më pak prurje, por ende paraqitet me dalje nga shtrati brenda argjinaturës ndërkohë që forcat e ushtrisë janë larguar. Edhe pse Qarku Fier, nuk ishte parashikuar ndër qarqet e rrezikuara nga vala e përkeqësimit të motit që përfshiu mbarë vendin, problematikat nuk munguan, por pa u prekur infrastruktura kritike e argjinaturave.
Ndërkohë në Vlorë, pas reshjeve të dendura të shiut kanalet kulluese dhe ato të ujërave të larta janë përzierë më dherat që vijnë nga prurjet e lumenjve.
Krahas dherave në rrjetin e kanalizimeve përfundojnë dhe mbeturina apo degë pemësh që të gjitha derdhen në detin Adriatik dhe Jon, ndërsa nuk raportohet për ndotje të kanalizimeve të ujërave të pijshëm. (A2 Televizion)
