S’janë dakord me çmimet, fanatikët që nuk “tradhtojnë” plazhin e Zvërnecit

Nga Gazmend Janku
8 Gusht 2024, 15:43 | Aktualitet

Plazhi i Zvërnecit në Vlorë nga viti në vit po bëhet gjithnjë edhe më shumë i frekuentueshëm, veçanërisht nga familjarë që banojnë në Vlorë, por jo vetëm prej tyre.

Ata vlerësojnë pastërtinë, rërën, plazhin dhe shumica kanë prej vitesh që e frekuentojnë këtë plazh dhe nuk e ndërrojnë.

Po kur vjen puna tek çmimet edhe pse nuk e tradhtojnë plazhin e Zvërnecit, shumica e pushuesve shprehen se çmimet mbeten ende të larta për familjet vendase dhe ato që vijnë nga zonat përreth.

E megjithatë ky mund të cilësohet si një ndër plazhet më të lira në qarkun e Vlorës, krahasuar me çmimet që janë aktualisht në plazhet e tjera të rivierës.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos