Sjellje të pahijshme dhe të papërshtatshme, ILD kërkon masë për magjistraten e Sarandës

Nga A2 CNN
27 Tetor 2025, 11:16 | Aktualitet

Sjellje të pahijshme dhe të papërshtatshme, ILD kërkon

Inspektori i Lartë i Drejtësisë i kërkon Këshillit të Lartë të Prokurorisë pranimin e kërkesës për shkeljen disiplinore dhe caktimin ndaj magjistrates B.S. të masës disiplinore “Vërejtje publike”.

ILD ndërkohë, ka nisur hetimin disiplinor ndaj magjistrates B. S., me detyrë Prokurore në Prokurorinë në Sarandë, për shkeljen disiplinore.

Nga analiza e fakteve edhe pas ankimit të prokurorisë, rezulton se veprimet e magjistrates B. S. janë në kundërshtim me Standardet e Etikës, janë sjellje të padenja, të pahijshme, pa vetëpërmbajtje, në shkelje të parimit të garantimit të besimit të publikut tek drejtësia në marrëdhënie me drejtuesin dhe personel të administratës gjyqësore.

Sipas ILD, shkeljet e konstatuara nuk lidhen me veprimtarinë e saj profesionale, por janë të natyrës, që magjistratja duhet të mbajë përgjegjësi disiplinore.

Duke pasur parasysh natyrën e shkeljes disiplinore dhe ekzistencën e rrethanës lehtësuese, ILD konkludon se veprimet/mosveprimet e ndërmarra nga ana e magjistrates B. S., përbëjnë “Shkelje të lehtë disiplinore”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos