Prokurori Dado kundër kërkesës për afat nga mbrojtja e Veliajt, pro gjykimit të shkurtuar nga disa të pandehur

Nga Armand Bajrami
3 Prill 2026, 10:26 | Kronikë

Prokurori Dado kundër kërkesës për afat nga mbrojtja e

Prokurori Olsi Dado ka deklaruar gjatë seancës në gjyqin në themel për dosjen që përfshin Erion Veliajn, se është e panevojshme kërkesa e mbrojtjes për një afat prej dy javësh për t'u njohur me dosjen në ngarkim të kryebashkiakut nën akuzë.

Sipas Dados, Veliaj ka ndryshuar disa mbrojtës gjatë procesit, ndërsa aktet i janë dhënë edhe në formë elektronike, edhe fizike. “Mund të ndodhë që edhe pas një muaji, me të njëjtën situatë të ndryshimit të avokatit, ai të kërkojë përsëri kohë për t’u njohur me aktet,” tha prokurori.

Ai gjithashtu u shpreh lidhur me gjykimin e shkurtuar, duke kërkuar që të pranohet dhe çështja të ndahet për të gjithë të pandehurit, duke përfshirë: Elman Abule, “Rametal” sh.p.k., Fatmir Bektashi, “Kontakt” sh.p.k., Ina Goxhaj, Frosina Bollo, OJF “Frobolus”, Adela Kondakçiu, Klotilda Bushka, Flutur Xhani dhe Fatjon Baçi.

Megjithatë, prokurori është kundër shpalljes së moskompetencës lëndore për këtë çështje, duke theksuar se gjykata ka juridiksion për të shqyrtuar rastin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos