78-vjeçari u gjet i pajetë në banesë, zbardhen detaje që e përforcojnë pistën e grabitjes  

Nga Artin Halili
3 Prill 2026, 10:37 | Kronikë

78-vjeçari u gjet i pajetë në banesë, zbardhen detaje

Policia e Korçës po heton rrethanat e vdekjes së 78-vjeçarit të gjetur pa jetë në banesën e tij në fshatin Bulgarec. Nga të dhënat e deritanishme mësohet se i moshuari kishte shenja dhune në trup, me goditje në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.

Burime nga grupi i hetimit bëjnë me dije se familjarët e 78-vjeçarit janë marrë në pyetje nga policia dhe janë pyetur nëse kanë ndonjë dyshim për persona të mundshëm.

Po ashtu janë marrë në pyetje edhe disa banorë të fshatit me të cilët i moshuari kishte njohje.

Sipas informacioneve paraprake, një ditë para ngjarjes atij i ishte prerë kabulli i ndriçimit të jashtëm të banesës, çka dyshohet se mund të jetë bërë për të krijuar kushte për kryerjen e grabitjes, raporton A2CNN. 

Në vendngjarje është arritur të gjendet edhe portofoli i të moshuarit, pa para brenda.

Burime të siguruara bëjnë me dije se 78-vjeçari jetonte me pensionin e tij dhe nuk kishte të ardhura të tjera.

Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Pista mbi të cilën po hetohet është ajo e grabitjes, por mbetet shumë e paqartë se çfarë informacioni kanë pasur autorët që ti ketë çuar në grabitjen e të moshuarit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos