Sportet ujore në plazhe, rregullat që ndajnë kënaqësinë nga tragjedia

Nga Gazmend Janku dhe Elitjona Doko
17 Qershor 2025, 15:55 | Aktualitet

Në kulmin e vapës dhe sezonit turistik veror, sportet ujore mbeten një nga atraksionet më të kërkuara në vijën bregdetare të Durrësit. Jet ski, parasailing dhe banana boat janë alternativa që përfshijnë gjithnjë e më shumë pushues nga Shqipëria, por veçanërisht të huaj.

Por ndërsa adrenalina rritet mbi valë, incidentet nuk kanë munguar. Vetëm në dy javët e para të sezonit janë regjistruar dy të tilla, me protagonistë turistët e huaj, shkruan A2 CNN.

Por si duhet të funksionojnë aktivitete të tilla, kur kushtet dhe masat e sigurisë i përcakton subjekti dhe nuk lihen në dorë të turistit?

“Kur rregullat e sigurisë zbatohen siç duhet, eksperienca kthehet në kënaqësi”, thotë Xhulian Zuna, sporte ujore, Durrës.

“Çdo subjekt që zbaton rregullat e sigurisë, të argëtimit në det, nuk harxhon më shumë, por e bën aktivitetin e tij më tërheqës, më të konsoliduar dhe, natyrisht, një argëtim më të sigurt”, thonë turistët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos