“Të gjithë gjykatësit të demoralizuar, duhen masa drastike”, Haxhia i indinjuar: Iku njeriu më human në drejtësi

Nga A2 CNN
8 Tetor 2025, 11:43 | Aktualitet

Në homazhet në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u qëllua për vdekje dy ditë më parë në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit gjatë kohës që po ushtronte detyrën, avokati Maks Haxhia shprehu i indinjatën e tij mbi komentet në rrjetet sociale. Në një deklaratë për mediat, Haxhia tha në këtë shoqëri është mbjellë urrejtja, e cila duhet çrrënjosur.

“Kur shoh këto prononcimet në portale janë të tmerrshme. Në këtë shoqëri është mbjellë urrejtja dhe ka lëshuar rrënjë shumë thellë. Ajo duhet çrrënjosur këtu, pastaj me institucione. Nuk e di po sesi KLGJ paraqet shkresa jo po e ka fajin ky apo kjo. Nuk flitet për faj, por duhen marrë masa drastike. Deri në fund duhet t’i dalë ujë i zi kësaj pune”.

Duke e cilësuar gjyqtarin Kalaja si njeriun më human në sistemin e drejtësisë, Haxhia kërkoi masa drastike për mbrojtjen e tyre dhe tha se të gjithë gjyqtarët janë të demoralizuar.

“Iku një njeri, familjar, baba, koleg, vëlla, baba një njeri shumë i mirë. Iku njeriu më human në sistemin e drejtësisë. Takova kolegët gjyqtarë dhe ata janë komplet të demoralizuar dhe një nga ata tha që na kanë nxjerrë në pritë. Dhe kjo është shumë e rëndë. Ne duhet të sqarojmë popullin që gjysma do të humbë. Se prandaj ka vajtur në gjykatë për të marrë një vendim. Analiza duhet të fillojë edhe tek avokati”.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos