Temperatura të larta dhe reshje shiu, si parashikohet moti për 3 ditët në vijim

Nga A2 CNN
6 Janar 2025, 08:36 | Aktualitet

Temperatura të larta dhe reshje shiu, si parashikohet moti për 3

Meteorologia Tanja Porja në ‘Dita Jonë’ në A2 CNN ka parashikuar kushtet atmosferike për 3 ditët në vijim në territorin shqiptar, por edhe më gjerë.

Porja tha se gjatë këtyre ditëve do të ketë mot me temperatura të larta, të cilat do të arrijnë deri në 18 gradë celcius gjatë mesditës.

Ajo shtoi gjithashtu se moti do të jetë i paqëndrueshëm gjatë ditëve në vijim dhe pritet të ketë reshje shiu në zona të ndryshme të vendit, të përqëndruara kryesisht në veri dhe veri-lindje të vendit.

“Kjo javë ka nisur e ngrohtë me temperatura mjaft të larta. Jo vetëm në orët e natës dhe mëngjesit, por edhe në mesditë, ky termometri do të ngjitet në 18 gradë celcius. Temperaturat do të vijojnë të jenë të larta deri të paktën ditën e enjte. Moti do të jetë i paqësndrushëm gjatë kësaj jave.

Sot pasdite presim reshje të pakta shiu në zona të izoluara, kryesisht në veriperëndim dhe në veri të vendit. Ndërsa nesër në një pjesë më të konsiderueshme të territorit.

Edhe dita e mërkurë sjell reshje afatshkurtra në të gjithë territorin shqiptar. Reshje do të ketë edhe ditën e enjte, të cilat do të jenë të pakta. Të mërkurën do të kemi reshje kryesisht në zonat veriore dhe jugore”, tha meteorologia Porja, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos