Tetë orë në pyetje, Veliaj: Dola nga SPAK me një ndjesi krenarie, PS ka krijuar një institucion të disiplinuar, të mençur

Nga A2 CNN
30 Prill 2024, 17:08 | Aktualitet

Kryebashkiaku Erion Veliaj, teksa iu bashkua mbledhjes online të Këshillit Bashkiak, ka komentuar edhe vizitën e tij në Prokurorinë e Posaçme ditën e sotme. 

Veliaj, vizitën e tij në Strukturën e Posaçme, e cilësoi si një mundësi shumë të mirë për të treguar, siç u shpreh ai, punën që ka bërë ndër vite për ta bërë Tiranën kjo që është sot. 

Nuk munguan fjalët vlerësuese për prokurorët e SPAK, për të cilët tha se ishin të përgatitur teksa shtoi se ky institucion "i disiplinuar me njerëz të mençur, u ndërtua me votën dhe buxhetin e miratuar nga socialistët në pushtet. 

“Në vend që të më prisnin prokurorët, më pritën makina nga 100 euro të këtyre që kanë mbushur stanin me lepuj. Për në është më e rëndësishme të japim, bono për qiratë... të japim shpërblime për Partizanin...Kjo është një betejë civilizimesh, nuk është një betejë mes të majtës dhe së djathtës.

Pata sot një mundësi të jashtëzakonshme për të qenë në SPAK, një mundësi të shkëlqyer për t’i treguar punën e kësaj bashkie, dy kolegëve hetues. Dhe dola me një ndjesi krenarie se forca jonë po bën institucion. Një organizatë e disiplinuar, të mençur, pashë staf të republikës së Shqipërisë, që me votën e PS, dhe me buxhetin e PS, ka arritur të krijojë një institucion për të pasur zili...”

Kryetari i Bashkisë theksoi se Tirana sot është më e pastër se asnjëherë më parë, dhe kundërshtarët e tij politikë i akuzoi se do ta donin kryeqytetin ndoshta siç ishte shumë vite më parë. 

"Nëse janë burra këta që flasin përditë, le të zbresë nga ballkoni Sali Berisha e të shkojë në SPAK, le të zbresë nga paralelja Ilir Meta e të shkojë në SPAK, por këta nuk janë burra. Këta nuk kanë asnjë burrni."

Një mesazh, pati edhe për ekipin e Altin Dumanit:

“I inkurajoj, ecni vetëm përpara. Ne mund të mërzitemi, kur ka kolegë që kanë nevojë të sqarojnë gjëra, por vetëm duke u sqaruar dhe duke ecur përpara mund ta zhvillojmë kombin.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos