Prej më shumë se 6 orësh kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj po merret në pyetje nga SPAK. Thirrja e tij nga Prokurorët e Posaçëm lidhet me dosjen e inceneratorit të Tiranës, ku Veliaj do te sqaroje rolin e tij.
Teksa ishte duke hyrë në ambientet e SPAK, Veliaj u përball edhe me thirrjet e disa qytetarëve, të cilët ndodheshin aty, në krye të të cilëve ishte ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu.
Kjo është hera e parë që Veliaj vjen në godinën e SPAK. Ka pasur një fletëthirrje nga prokurori Dritan Premçi, për t'u pyetur si një njeri që ka dijeni për rrethanat e çështjes.
Veliaj pritet të japë shpjegimet e tij në lidhje me rolin që ka pasur në inceneratorin e Tiranës. Po ashtu, prokurorët e kanë listuar emrin e tij në listën e personave që do të pyeten edhe për dosjen 5D.
Për aferën e inceneratorit kanë përfunduar në burg një numër i madh zyrtarësh dhe janë shpallur në kërkim pronarët de-facto, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. (A2 Televizion)