Teksa kryetari Erion Veliaj ndodhet prej orësh të tëra duke dëshmuar në Prokurorinë e Posaçme, SPAK, në Bashkinë e kryeqytetit kanë nisur që të mblidhen njerëzit për protestën e radhës.
Pjesëtarë të PD-së së Rithemelimit shihen me arka me të mbushura me perime teksa në sfond dëgjohen thirrje kundër kryebashkiakut.
Para se të niste protesta, ambientet rreth godinës janë blinduar nga forcat policore. Në katet e sipërme mund të shihen madje persona duke instaluar kamera nëpër dritaret e godinës.
Kujtojmë se prej më shumë se 6 orësh kryebashkiaku i Tiranës po merret në pyetje nga SPAK. Thirrja e tij nga Prokurorët e Posaçëm lidhet me dosjen e inceneratorit të Tiranës, për të cilin, Veliaj do te sqaroje rolin e tij.
Teksa ishte duke hyrë në ambientet e SPAK, Veliaj u përball edhe me thirrjet e disa qytetarëve, të cilët ndodheshin aty, në krye të të cilëve ishte ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu.
Kjo është hera e parë që Veliaj shkon në godinën e SPAK. Ai ka marrë një fletëthirrje nga prokurori Dritan Premçi, për t'u pyetur si një njeri që ka dijeni për rrethanat e çështjes. (A2 Televizion)