Toka do të humbasë gravitetin për 7 sekonda? Përplasja mes studiueses së shkencave okulte dhe astrofizikantit

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2026, 09:27 | Aktualitet

Lajmet e përhapura në media dhe rrjetet sociale se më 12 gusht 2026 Toka do të humbasë gravitetin për shtatë sekonda, duke shkaktuar pasoja katastrofike, ishte pjesë e debatit në Dita Jonë në A2 CNN mes astrofizikantit Erald Buneci dhe studiueses së shkencave okulte, Pranvera Xhafa.

Astrofizikanti e hodhi poshtë kategorikisht lajmin, duke theksuar se graviteti është një veti themelore e materies dhe e hapësirë-kohës, sipas teorisë së Albert Einstein. “Të thuash që zhduket graviteti për shtatë sekonda është njësoj si të thuash që zhduket vetë natyra,” u shpreh ai, duke e cilësuar skenarin si fantastiko-shkencor.

“Ajo që mendohet se do ndodhë nuk mund të ndodhë. Kjo gjë nuk ndodh. Nuk ndodh që toka të humbasë gravitetin. Sepse graviteti është në një veti e lëndës, e cila nuk mund të ndahet, nuk mund t'i ikë, nuk mund të largohet nga lënda. Është pjesë e natyrës. Është sikur të thuash që natyra nuk mund të ekzistojë për shtatë sekonda. E hedhim poshtë të gjithë hipotezën. Është e bukur për filma fantastiko-shkencorë”, tha ai në Dita Jonë në A2 CNN.

Nga ana tjetër, Pranvera Xhafa u shpreh skeptike ndaj NASA-s, duke e quajtur lajmin pjesë të teorive që krijojnë frikë dhe konfuzion, por studiuesja flet pë rnjë të vërettë tjetër në të gjithë këtë.

“Mu duk si nga ato përrallat që bën NASA herë pas here. Jam rritur me këto përrallat e NAS kometa Halley. Dhe nuk e di pse duhet që herë pas here njerëzit në çdo domethënë çdo 10 vjeçar të kenë nga këto teoritë e frikshme. Duket sikur nganjëherë fsheh një pjesë të së vërtetës dhe brenda këtyre teoriv, sepse flitet për një time shifting ose një kalim të kohës në këtë vit dhe mendohet që kur bëhet si i thonë sëitch koha kalon në një nivel tjetër. Kalohet në një dimension tjetër të ndërgjegjes së civilizimit, pra një pikë të së vërtetës duket sikur e ka por ajo çfarë flitet për gravitetin nuk është sqaruar ende nga NASA në të vërtetë sepse ne vetë jemi qjendje gravitacionale dhe vetë elektromagnetizmi që ka toka, pra uji në vetvete që të bësh atë që thotë Nasa, nuk duhet të ketë toka ujë fare”, tha ajo në Dita Jonë në A2 CNN.

Ajo ngriti dyshime edhe për misionet hapësinore dhe ekzistencën e provave për udhëtimet në Hënë, si dhe për fenomenet e lidhura me UFO-t dhe “Area 51”.

Debati u zgjerua edhe në çështje të tjera, si ekzistenca e alienëve, forma e Tokës dhe funksionimi i satelitëve. Buneci theksoi se provat shkencore për gravitetin, satelitët dhe misionet hapësinore janë të shumta dhe të verifikueshme, ndërsa pretendimet për humbje graviteti apo fshehje globale nuk kanë bazë fizike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos