"Do të vazhdojë të jetë i bllokuar", ARRSH del me njoftim pas situatës së krijuar te Arrat e Gurrës

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2026, 12:29 | Aktualitet

"Do të vazhdojë të jetë i bllokuar", ARRSH del me

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka dalë me një njoftim zyrtar sa i përket situatës së krijuar pas rrëshqitjes së tokës te Arrat e Gurrës.

Në një postim në rrjetet sociale bëhet me dije se aksi do të vijojë të mbetet i bllokuar.

Njoftimi i ARRSH:

Qarkullimi do të vazhdojë të jetë i bllokuar në segmentin rrugor në zonën e Arrat e Gurrës, pjesë e aksit Librazhd-Pogradec. Ky segment, i cili pritej të hapej mesditën e sotme, ka pësuar rrëshqitje masive toke, duke e bërë qarkullimin të pakalueshëm. Për arsye sigurie janë tërhequr mjetet e firmës zbatuese dhe është ndaluar qarkullimi i mjeteve dhe këmbësorëve. Aktualisht po kryhet një rivlerësim urgjent gjeologjik dhe teknik, pasi terreni paraqitet i paqëndrueshëm dhe sfidues për ndërhyrje. Ndërkohë specialistët në terren po shohim mundësinë e lëvizjes vetëm për mjete e vogla dhe të emergjencave në një rrugë në zonën përreth. ARRSH, për t’i ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve, sugjeron përdorimin e akseve alternative si më poshtë:

Për autoveturat: ✓ Maliq – Lozhan – Strelc – Gramsh – Elbasan ✓ Qafthanë – Pogradec – Korçë – Leskovik – Përmet – Tepelenë

Për mjetet e tonazhit të rëndë: ✓ Pika doganore Qafë Thanë – Maqedoni – Pika doganore e Bllatës – Rruga e Arbërit

Duke kërkuar mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe të gjithë banorëve të zonës, ju lutemi të ndiqni me kujdes sinjalistikën rrugore si dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos