Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2026, 12:14 | Aktualitet

Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret

Në portalin e e-Albania hapen aplikimet për shfrytëzimin e hapësirave para ose në afërsi të plazheve për subjektet që disponojnë struktura akomoduese. Mundësia e aplikimit është për subjektet që kanë strukturë akomoduese para ose në afërsi të hapësirës së plazhit. Për herë të parë aplikohet edhe për struktura shërbimi në plazhet përjashtuese.

Hapat që duhen ndjekur janë si më poshtë:

•Identifikohuni si biznes në portalin e e-Albania.

•Zgjidhni shërbimin “Kërkesë për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi”.

•Plotësoni formularin elektronik në portal.

•Përzgjidhni numrin identifikues përkatës të stacionit të plazhit ose kodin e parcelës së plazhit, duke u referuar në hartën digjitale të hapësirave të lejuara.

•Përzgjidhni llojin e strukturës për të cilën do të aplikoni.

•Ngarkoni dokumentet e nevojshme.

•Do të njoftoheni elektronikisht për rezultatin e aplikimit tuaj.

•Pas kualifikimit paraprak, duhet të ngarkoni paketën e përcaktuar të dokumenteve për fazën e dytë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos