
Përkthyesi Edvin Shvarc, i shkarkuar nga pozicioni i tij në PResidencë pasi në krye të këtij institucioni erdhi Bajram Begaj, ka nisur punë në SPAK.
Përmes një njoftimi të Prokuorisë së Posaçme thuhet se Shvarc, djali i përkthyesit të madh shqiptaro-hebre, Robert Shvarc, ka fituar përmes konkurrimit pozicionin e “përgjegjësit të Sektorit të Raportimeve pranë Bashkimit Europian, në Sektorin e Raportimeve pranë Bashkimit Europian, Kategoria e ulët drejtuese, klasa III-1”.
I diplomuar për gjuhë angleze, prej vitit 2002 Shvarc punonte si përkthyes në Presidencë, kur në krye të institucionit ishte Alfred Moisiu. Në vitin 2017, Shvarc mori detyrën në Presidencë si Drejtor i Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë dhe Median.
Pas largimit nga Presidenca, nga viti 2022 deri tani ka mbuluar një sërë detyrash drejtuese në Radio Televizionin Shqiptar. (A2 Televizion)