Rruga që të çon drejt atraksionit më të kërkuar në Gjirokastër, kalasë, prej 8 muajsh është jashtë funksionit të saj, si për këmbësorët ashtu edhe për mjetet.
Që nga tetori i vitit të kaluar kjo rrugë pësoi rrëshqitje si pasojë e shirave dhe që atëherë ka mbetur e pariparuar.
E vetmja gjë që është bërë janë disa tabela që paralajmërojnë këmbësorët që të mos kalojnë. Për banorët vendas kjo rrugë u ka vështirësuar punët e përditshme si dhe furnizimet e bizneseve që kanë.
Ndërsa për turistët kjo pamje nuk është shumë e pranueshme. Më e keqja është që në këtë pjesë të rrugës nuk po punohet fare për arsye që nuk bëhen të ditura.
Tanimë që fluksi i turistëve pritet në rritje nga dita në ditë, lënia e kësaj rruge në këtë gjendje, ndikon si në imazhin aq edhe në aksesin e turistëve drejt kalasë së qytetit. (A2 Televizion)