Vendos qeveria: E premtja pushim për administratën

Nga Fjorela Beleshi
24 Dhjetor 2025, 14:33 | Aktualitet

Vendos qeveria: E premtja pushim për administratën

Këshilli i Ministrave ka vendosur që edhe dita e premte, më 26 dhjetor, të jetë ditë pushimi për administratën publike.

Sipas vendimit, pushimi vjen si zgjatje e festës së Krishtlindjes, pasi administrata nuk do të punojë as ditën e enjte, më 25 dhjetor, e cila është festë zyrtare, shkruan A2 CNN.

Në këtë mënyrë, punonjësit e administratës përfitojnë dy ditë rresht pushimi, ndërsa institucionet publike do t’i rikthehen normalisht aktivitetit të hënën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos