Nuk ka shqiptar që nuk ankohet herë pas here për mykun në shtëpi, ama nga ana tjetër kemi mënyra të ndryshme për të dalluar edhe për të kuptuar se si funksionon, si mund ta parandalojmë, çfarë bëjmë gabim në momentet që ne mendojmë që e shmangim të gjithë mykun në shtëpi.
Për të na dhënë përgjigjet e të gjitha pyetjeve, arkitektja Agisa Xhemalaj foli për mikrofonin e “Dita Jonë” në A2CNN.
“Ka disa mënyra nëpërmjet të cilave ne mund të identifikojmë praninë e mykut në shtëpi. Së pari, është metoda me një letër alumini e cila mund të vendoset në sipërfaqen ku ne dyshojmë që mund të ketë lagështirë. Pritet pak më e madhe sesa hapësira për të cilën ne dyshojmë, vendoset me ngjitës nga të gjitha anët, sigurohet mirë, izolohet mirë dhe lihet për 24 deri në 48 orë. Pas kësaj kohe ne kontrollojmë nëse në momentin që ne e kemi hequr fletën e aluminit pjesa e brendshme ka lagështirë apo jo, a ka shenja myku, a ka bulëza. Ky mund të jetë një tregues që ambienti ka lagështirë në mure. Një variant tjetër, në momentin e parë që ti hyn në një ambient, gjëja e parë që ti ndjen është aroma që mund të ketë, edhe pse dritaret mund të jenë të hapura dhe dyert mund të jenë të hapura, në sfond ti mund të perceptosh një aromë të rëndë, pra më të rëndë sesa ajo normalja. Ky mund të jetë një tregues i një lagështire që mund të jetë e fshehur, por gjithashtu edhe një ambient i parfumosur shumë, nëpërmjet një spraji, shumë herë përdoret edhe për ta fshehur këtë gjë në momentin që ambienti është në shitje”, tha Xhemalaj.
“Një variant tjetër që arkitektët ë shikojnë për shkak të lagështirës mund të jenë edhe njollat apo hartat që mund të ketë në mur edhe pse shtëpia mund të jetë e lyer. Ë, pra mund të ketë njolla ose harta të verdha. Ë, gjëja tjetër të cilët arkitektët shohin mund të jenë batiskopat. Batiskopat janë ato izolueset, anësoret që vendosen te parketi. Në momentin që ato janë të shkëputura nga muri ose pak me bark, pak të harkuara, ky mund të jetë tregues i një lagështire e cila vjen nga dyshemeja ose në rastet kur kemi të bëjmë me një batiskop që mund të jetë e lyer shumë, kjo tregon një rinovim të shpejtë që mund t’i jetë bërë shtëpisë shumë herë edhe për efekt shitjeje”, shtoi arkitektja.
(A2 Televizion)