Rruga që të çon në fshatin Plan të Shkodrës, është tejet e dëmtuar dhe tërësisht jashtë standardeve.
Për çdo ditë personat që janë të detyruar ta përshkojnë këtë rrugë rrezikojnë seriozisht, duke ecur në shtigje që nuk plotësojnë asnjë kriter për të qenë rrugë. Dhe këtë fakt e vërtetojnë edhe lapidarët e shumtë që has përgjatë rrugës të personave që janë aksidentuar fatalisht, shkruan A2 CNN.
Banorët e zonës përpiqen që të rezistojnë dhe madje të investojnë në kushte të vështira, me shpersën se shteti do t’u mundësojë të vetmen nevojë që ata kanë, rrugën përtë shkuar në vendlindje.
Me mundësitë e tyre janë përpjekur të riparojnë apo të përshtasin rrugën për më shumë siguri, shkruan A2 CNN.
Por përpjekjet e banorëve nuk mjaftojnë. Zona paraqet edhe një pasuri të padiskutueshme natyrore që mund të ishte një mundësi e mirë për zhvillimin e turizmit dhe të rikthejë shpresën për ata banorë. (A2 Televizion)